Fluturimi u vonua ose u anulua? Mund të përfitoni deri në 600 €
Kontrolloni falas në 2 minuta. Ne merremi me kompaninë ajrore, ju paguani vetëm nëse fitojmë.
Kontrollo kompensimin →- Pa fitore, s'ka tarifë
- Sipas EU 261
- Aplikim në 2 minuta
- Vonesë mbi 3 orë në mbërritje
- Anulim fluturimi
- Refuzim hipjeje
- Humbje e lidhjes (missed connection)
- Devijim fluturimi
- Rimbursim shpenzimesh: hotel, taksi, ushqim
Sipas Rregullores EU 261
Kur mund të aplikoni për kompensim
Vonesë mbi 3 orë
Mbërritje 3+ orë me vonesë: deri në 600 €
Anulim fluturimi
Njoftuar më pak se 14 ditë para nisjes
Refuzim hipjeje
Mbiprenotim ose refuzim pa faj tuajin
Humbje e lidhjes
Fluturimi lidhës u humb për shkak të vonesës, në të njëjtin rezervim
Devijim fluturimi
Ulje në një aeroport tjetër nga i planifikuari
Rimbursim shpenzimesh
Hotel, taksi, biletë e re, ushqim — për vonesa mbi 5 orë ose anulim
Ne ndjekim edhe rimbursimin e shpenzimeve thelbësore gjatë një vonese të gjatë (mbi 5 orë) ose anulimi.
Si funksionon
01
Aplikoni online
Plotësoni formularin me detajet e fluturimit tuaj — zgjat vetëm 2 minuta.
02
Ne ndjekim çështjen
Kontaktojmë dhe negociojmë me kompaninë ajrore në emrin tuaj, hap pas hapi.
03
Merrni deri në 600 €
Nëse rasti fiton, transferojmë kompensimin te ju. Pa fitore, s'ka tarifë.
Sa kompensim mund të përfitoni?
Shuma varet nga distanca e fluturimit, sipas Rregullores EU 261.
Deri në 1.500 km
250 €
p.sh. Tiranë – Romë
1.501–3.500 km
400 €
p.sh. Tiranë – Londër
3.501 km e më shumë
600 €
p.sh. Romë – New York
Pse FlyReimburse?
Suport dhe asistencë reale
Agjentë të disponueshëm ju përgjigjen shpejt për çdo pyetje rreth rastit tuaj.
Proces i shpejtë dhe i thjeshtë
Aplikoni në pak minuta — pjesën tjetër të procesit e trajtojmë ne.
Transparencë e plotë
Ju njoftojmë për çdo hap të rastit tuaj, nga aplikimi deri te pagesa.
Zero tarifa të fshehura
Nëse nuk fitojmë, nuk paguani asgjë. 30% vetëm kur fitojmë, mbi shumën që arrin realisht në llogarinë tonë.
Kompania juaj ajrore?
Nuk ka rëndësi me cilën kompani ajrore keni fluturuar — kontrollojmë rastin tuaj kundrejt çdo kompanie ajrore, duke përfshirë:
Wizz Air, Ryanair, easyJet, Lufthansa, Austrian Airlines …dhe çdo kompani tjetër ajrore
Pyetje të shpeshta
Kush kualifikohet për kompensim fluturimi?
Kualifikoheni nëse fluturimi juaj u vonua 3 orë e më shumë në mbërritje, u anulua pa njoftim të paktën 14 ditë përpara, ose ju u refuzua hipja për shkak të mbiprenotimit — për shkaqe brenda kontrollit të kompanisë ajrore.
Sa kompensim mund të marr?
Kompensimi varion nga 250 € deri në 600 €, në varësi të distancës së fluturimit: 250 € deri në 1.500 km, 400 € për 1.501–3.500 km dhe 600 € për 3.501 km e më shumë.
Sa kohë zgjat procesi?
Zakonisht procesi zgjat 2 deri në 6 muaj, në varësi të bashkëpunimit të kompanisë ajrore dhe kompleksitetit të rastit. Kur çështja kalon te studioja ligjore partnere, procedura mund të zgjasë 9–12 muaj, në varësi të çështjes dhe fluksit.
Sa kushton shërbimi?
Pa fitore, s'ka tarifë. Në rastet e suksesshme mbajmë 30% të vlerës së kompensuar që depozitohet në llogarinë tonë (pas tarifave bankare). Kur çështja ndiqet nga studioja ligjore partnere, komisioni i shërbimit është 45%.
Mos i lini paratë tuaja te kompania ajrore
Kontrolli është falas dhe zgjat 2 minuta.
Kontrollo kompensimin